Referi rumun do të drejtojë sfidën Man.Siti – Real Madrid


Tashmë është mësuar edhe gjyqtari i përballjes në mes Mançester Sitit dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Sfidën e parë të gjysmëfinales, e cila zhvillohet në stadiumin “Etihad” do të drejtojë gjyqëtari rumun Ishtvan Kovaç.

Referi rumun ka 10 paraqitje në garën më prestigjioze të futbollit, Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2018-19, ku ka ndarë 48 kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Ai ka referuar një ndeshje të ‘Citizens’, ndërsa për ‘Mbretërit’ kjo do të jetë ndeshja e parë nën drejtimin e rumunit. Asistentët e tij do të jenë: Vasile Florin Marinesku dhe Ovidiu Artene, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Artur Diar. Ndërkohë në dhomën e VAR-it do të jenë: Marko Fritz dhe Bastian Dankert.

Ndeshja Man. Siti -Real Madrid, do të zhvillohet të martën (26 prill) në orën 21.00.