KSI rekomandon heqjen e të gjitha masave anti-COVID

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese anti Covid, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore, farmaci, transportin publik dhe shtëpitë e të moshuarve.

Njëkohësisht, Komisioni apelon tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje dhe higjienë personale, si larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës.

KSI rikujton se vaksinimi mbetet masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.