A do të përgjigjet penalisht Kasami për prerjen e drunjëve

Dje Billall Kasami ka marrë një goditje të rëndë në Këshillin e Komunës së Tetovës, duke humbur shumicën, por e keqja nuk vjen vetë. Sepse, prej se nisi prerja e drunjve në rrugën Strasho Pinxhur, ka shkaktuar revoltë te qytetarët, por dhe te ata që deri tash e kanë përkrahur në Këshillin Komunal.
Problemi me drunjtë duket më serioz se sa që janë përplasjet politike për të, sepse ka dhe një aspekt tjetër, që dje e kishte përmendur njëri na këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”, i cili kryetarit të komunës, Billall Kasamit ia kishte tërhequr paraprakisht vërejtjen përmes telefonit.
-Në lidhje telefonike kryetari i komunës kur i kishte afaristët këtu unë i thash dhe i them prej drunjtë dhe përfundosh në Prokurori!-kishte deklaruar Hamdi Sulejmani.
“ Drunjtë mund të priten ku do të respektohen gjithë dispozitat ligjore këtu pasi që neni dhe ligji për gjelbërim urban thotë se duhet të priten drunj më të vjetër se 6 vite, duhet të bëhen ekspertiza që duhet të ndjekq ai vend dhe ai lokacion. Si mund ai projekt të ndërpritet një muaj pasi e mori mandatin dhe pas gjashtë muajsh pa asnjë korrigjim ai projekt. Kontrata që bëhet për realizim, fillojnë punimet atëherë sillen, ishte krimi në atë projekt unë kërkoj këto pyetje t’ia parashtroj kryetarit edhe përsëri ja parashtroj këtu”, kishte thënë Hamdi Sulejmani, këshilltar “Më mirë për Tetovën”.
Komuna e Tetovës ka vendosur që të gjithë drunjtë në rrugën “Strasho Pinxhur” të priten në mënyrë që t’u hapet rrugë punimeve, të cilat u ndërprenë për gjashtë muaj , ndërsa këshilltarët e listës së pavarur kërkuan elaborat edhe arsyetim për prerjet, që sipas këndvështrimit të tyre, ka elemente për ndjekje penale.