BESA e KASAMIT pa shumicë në Këshillin e Tetovës! Të pavarurit dhe BDI kërkojnë llogari për drunjtë e kontratat

-

Seanca e Këshillit Komunal të Tetovë u anulua për shkak se nuk kaloi rendi i ditës. Vota në Këshill u ndanë 15 me 15, pasi një këshilltar i Besës do të emërohet shef i urbanizmit dhe ka dorëzuar mandatin. E kërkesa e këshilltarëve të pavarur që diskutimi për rrugën “Strasho Pinxhur” të futet si pika e parë e rendit të ditës bëri që ata të votojnë kundër.

“Në lidhje telefonike kryetari i komunës kur i kishte afaristët këtu unë i tash dhe i them prej drunjtë dhe përfundosh në Prokurori. Drunjtë mund të pritet ku do të respektohen gjithë dispozitat ligjore këtu pasi që neni dhe ligji për gjelbërim urban thotë se duhet të priten drunj më të vjetër se 6 vite, duhet të bëhen ekspertiza që duhet të ndjek ai vend dhe ai lokacion. Si mund ai projekt të ndërpritet një muaj pasi e mori mandatin dhe pas gjashtë muajsh pa asnjë korrigjim ai projekt. Kontrata që bëhet për realizim, fillojnë punimet atëherë sillen, ishte krimi në atë projekt unë kërkojë këto pyetje të ja parashtrojë kryetarit edhe përsëri ja parashtroj këtu”, tha Hamdi Sulejmani, këshilltar “Më mirë për Tetovën”

Këshilltarët e BDI-së kërkuan që komuna të fusë në rend dite një pikë që ka të bëj me nënshkrimin e kontratës mes komunës së Tetovës dhe një Agjencie private për Punësim, në vlerë prej 300 mijë eurosh.

“Ne përkrahëm kërkesën e iniciativës “Më mirë për Tetovën” që të shtihet në pikë të rendit të ditës edhe gjithashtu kishim edhe një kërkesë tjetër që të futet në pikë të rendit të ditës të na jepet informacion për marrëveshjen që kanë bërë me firmën private për punësim të personave nga jashtë, ajo nuk kaloi dhe e pamë pse nuk kaloi dhe erdhëm në përfundim se nuk patëm kuorum për ta vazhduar rendin e ditës”, tha Blerim Osmani, këshilltar i BDI-së.

Kryesuesi i këshillit, Besar Durmishi, u shpreh se nesër do të thërrasin seancë të re , ndërsa shtoi se nuk janë kundër pikave, por se pos “Strasho Pinxhurit” ka edhe çështje të tjera që duhet të diskutohen.

“Kërkesa e tyre ishte që të vendoset si pikë e parë për informim për qytetarët ndërsa ne thamë se duhet të jetë pika e 8 e rendit të ditës që të shqyrtohen pikat e më pas të informohen. Këshilltarët e BDI-së kërkuan të shtohen për reportazhin që kishte bërë një media por këshilli ka programin vet që duhet të funksionojë dhe unë u thash që në momentin kur do të përgatisë administrata raport tremujor për reportazhin që kishte bërë mediumi do ju informoj. Do të duhet të ulemi edhe koordinohemi se ka edhe probleme të tjera jashtë “Strasho Pinxhurit” dhe disa probleme tjera si këshill, ndërsa për “Strasho Pinxhur” edhe ne kemi arsyetime dhe besoj se edhe ata kanë arsyetimet e tyre”, tha Besar Durmishi, kryesues i Këshillit.

Komuna e Tetovës ka vendosur që të gjithë drunjtë në rrugën “Strasho Pinxhur” të priten në mënyrë që t’u hapet rrugë punimeve, të cilat u ndërprenë për gjashtë muaj , ndërsa këshilltarët e listës së pavarur kërkuan elaborat edhe arsyetim për prerjet.

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...