Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot qëndron për vizitë dyditëshe në Arabinë Saudite.
Sipas kabinetit të presidentit turk, Erdogan në takime me përfaqësuesit saudit do të bisedojë për marrëdhëniet ndërmjet Ankarasë dhe Riadit, si dhe për mënyrat e rritjes së bashkëpunimit.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ishin prishur pas vrasjes së gazetarit Xhamal Kashogi në konsullatën saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018, ndërsa Erdogan i akuzoi “nivelet më të larta” të qeverisë saudite se kanë dhënë urdhër për kryerjen e asaj vepre.
Që atëherë, Ankaraja e ka zbutur retorikën e saj dhe në fillim të këtij muaji Turqia vendosi të zhvendosë padinë për vrasjen e gazetarit Kashogi në Arabinë Saudite.