“Fotografitë e ditës” të Talat Xhaferit

-

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, një ditë pas vizitës në Ukrainë, ka vendosur që në facebook ta komentojë pa fjalë, por me “foto të ditës” këtë ngjarje të jashtzakonshme. Në njërën, ai shihet me “këmishën” antiplumb duke shëtitur rrugëve të Kievit apo në ndonjë qyteze që ai vizitoi, dhe në tjetrën, ku përshëndetet me kryetarin e Ukrainës, Volodimir Zelenskin.
Si duket, z. Xhaferi ka zgjedhur heshtjen që t’i le fotografitë që qarkulluan botës të flasin vetë, sepse mesazhet kryesore dhe shumë domethënëse ai i dha dje në Kiev në takim me kryetarin e Ukrainës:
”Nuk mund t’ju shikoj në sy, jam i pagojë dhe gjithë zemërim. I zemëruar që bota nuk ka zë mjaftueshëm të fortë t’i thotë “ndal” këtij invazioni të pamend. I zemëruar jam që njerëzimi lejoi të jemi dëshmitarë memecë të një lufte që mendonim se është pjesë e historisë. Jam i shqetësuar nga numri i varrezave lehet e të cilave nuk mund t’i shikojë syri i njeriut, ndërsa pashë vetëm pjesë të Buçës dhe Irpinit…Ndonëse e kam vështirë t’ju shikoj në sy, do t’ju dëshiroj të jini të fortë dhe të qëndrueshëm deri në lirinë e Ukrainës dhe popullit ukrainas”.
Kryeparlamentari Xhaferi ishte i ftuar nga homologu i tij nga Verhovna Rada, Stefançuk, me ç’rast vizitoi edhe qytezën Buça, ku forcat ruse besohet se kishin bërë masakra ndaj civilëve, duke u shprehur se pasi ka parë këto krime të shkaktuara nga rusët, do të angazhohet personalisht por edhe institucionalisht, që ato vepra krimi të marrin emrin përkatës, dhe asnjë emër tjetër përpos vepra gjenocidi.

Siç u tha edhe dje, Talat Xhaferi ishte i pari udhëheqës i lartë nga Ballkani që vizitoi Kievin në kushte lufte.

 

    

Lajmet e fundit

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...
- Advertisement -

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

David Beckham i mbajti lotët teksa foli sinqerisht për jetën dhe karrierën e tij në një serial të...

KHF “Istogu” përball ekipi të fortë nga Sllovakia

KHF “Istogu” ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Shorti i tërhequr...