Ministri Shaqiri: Kemi respektuar mësimdhënësit, procesin arsimor dhe SBASHK-un, si partnerë socialë duhet të gjejmë zgjidhje

-

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në emisionin Win-Win në Telma tha se në bisedimet me SBASHK-në ishin afër zgjidhjes, por SBASHK-u e ndërroi vendimin në momentin e fundit.

“Ishim afër një zgjidhjeje. Në takimin e fundit me përfaqësuesin e Konfederatës Evropiane të Sindikatave të Arsimit u pajtuam dhe më pas SASHK-u e ndryshoi vendimin. Në këtë situatë prisja një bisedë të mirë mes dy palëve dhe këtë e them publikisht se do të duhet ta vazhdojmë atë bisedë, si partnerë socialë në bisedë nuk duhet të ndalemi këtu. Kjo është një pjesë dhe një diskutim ku shumë gjëra kanë ndodhur në një kohë shumë të shkurtër”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Shaqiri theksoi se kanë kërkuar nga MPPS që të gjejë ndërmjetësues i cili brenda 20 ditësh do të mund të marrë vendime ndërmjet SBASHK-ut, MASH-it dhe MPPS-së.

“Kemi kërkuar nga MPPS që të zgjedhë një ndërmjetësues në situatën konkrete që i është raportuar SBASHK-ut. Duhet të përfundojë brenda 10 ditëve dhe kemi edhe 10 ditë shtesë për zgjidhje arbitrazhi të grevës”, tha Shaqiri.

Ministri Shaqiri theksoi se ka respektuar arsimtarët, procesin arsimor dhe SASHK-un që nga dita e parë e grevës dhe besoi se pas ofertës për rritjen e pagave në arsim për 10 për qind, greva do të ndërpritet.

“Ana e mirë në zgjidhjen e konfliktit është se kam respektuar mësimdhënësit, kam respektuar procesin arsimor, kam respektuar SBASHK-un dhe që në ditën e parë pasi kemi hyrë në negociata kam qenë i hapur për faktin se si partnerë socialë duhet të gjejmë zgjidhje. Por, pas një periudhe të caktuar, ndoshta kam besuar shumë në procesin e negociatave me SBASHK-un. Pas ofertës për 10 për qind rritje të pagave në arsim, mendova se do ta përfundonim këtë proces negociues”, shtoi ai.

Lajmet e fundit

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...
- Advertisement -

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...

Publikohen renderët e bazuara në CAD të Samsung Galaxy S24+ – Telegrafi

Dje ka qenë një ditë e madhe për rrjedhjet e telefonave të ardhshëm të Samsung. Fillimisht pamë imazhet e...