Tre klube pas Enis Bardhit, Arsenali në pozitë më të mirë


Enis Bardhi firmosi kontratën e re me skuadrën e Levantes në vitin 2018, kështu që pas një aventure të gjatë, mund të largohet nga skuadra spanjolle. Një nga skuadrat e interesuara është edhe Arsenali, i cili dëshiron ta përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, sepse ka gjasa reale për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Për Bardhin kanë shprehur interesim edhe nga Italia. Mes tyre është skuadra e Fiorentinës, e cila ka filluar të pyes për kartonin e reprezentuesit të Maqedonisë, pasi që ka bërë një sezon zhgënjyes në Serie A.

Një tjetër gjigant që është i interesuar për Bardin është edhe Borusia Dortmundi, i cili këtë vit përfundoi pas Bajern Munihut dhe vitin e ardhshëm do të tentojë t’i jep fund dominimit të klubit bavarez dhe për këtë arsye është në kërkim të lojtarëve të rinj.