Ziadin Sela ne nje vije me VMRO DPMNE dhe Levica.
Kur krizat janë të shumta, kur kemi qeveri e cila nuk ka aftësi t’i menaxhoj dhe në vend që ti menaxhoj çdo ditē del një krizë tjetër shtesë, natyrisht gjëja e parë që duhet të ndodhë është që kjo qeveri të largohet dhe të krijohet një shumicë e re e cila pastaj vendin do ta dërgoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vetëm në këtë formë do të nisë që kriza gradualisht të gjejë zgjidhje” deklaroi Sela të shtunen para fillimit të mbledhjes së Kuvendit Qendror të mbajtur në Shkup.
Zgjedhje të reja ka kërkuar edhe Lideri i VMRO-DPMNE Mickofski ai përmes një konference për media e ftoi kryeministrin Kovaçevski në takim të përbashkët për tê dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dhe se do ishte vendimi më i mirë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Shefi i opozites maqedonase i dha afat Kovaçevskit deri më 10 maj për të realizuar takimin, në të kundërtēn paralajmëroj se do të pasojnë veprime serioze që nuk janë ndërmarë deri më tani.