Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka prekur çerekfinalen e Kampionatit Evropian, i cili aktualisht po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudistja mundi bullgaren Gabriela Dimitrova me IPPON, duke kaluar në çerekfinalen të Evropianit, ku do të përballet me Amandine Bushard.
Ndërkohë edhe Flaka Loxha e nis furishëm Evropianin, duke mundur bullgaren Snezhana Gramatikova me IPPON. Loxha tregoi formë të mirë duke arritur fitoren e parë në këtë eveniment të madh të xhudos.
Në duelin e dytë, Loxha do të ndeshet me polaken Julia Kovallçuk.