Qentë që i shihni në fotot në vazhdim janë pikërisht të grumbulluar në Tetovë, e madje shfaqen si rrezik për gjithë qytetarët.
Kjo për faktin se kryetari i komunës Bilall Kasami edhe pas 6 muaj në krye të komunës nuk ka arritur të zgjidh hallin e qytetarëve për kafshët endacake por përkundrazi e ka thelluar edhe më shumë atë.
Kështu, vetëm pak javë më parë qytetarët e Tetovës kanë qenë cak i sulmeve nga qentë endacak duke përkunduar në spital dhe me pasoja, derisa Kasami nuk ndjenë aspak përgjegjësi mbi këtë problematikë.
Qytetarët shprehen shumë të shqetësuar mbi këtë problematikë sepse përgjatë gjithë vitit kafshët endacave përbëjnë shqetësim posaçërisht për moshën e vogël dhe pleqtë.
“Duke marrë parasysh se të gjithë zgjohemi herët, çdo ditë ballafaqohemi me qentë endacak. Tani muajin e fundit vetë jam ballafaquar me ata nga dalja prej shtëpisë, kemi pasur raste edhe sulme ndaj fëmijëve. Kërkoj të bëhet ndonjë projekt që ky problem të sanohet, të zgjidhet që mos të kemi rrugëve qen endacak sepse me të vërtetë është një problem shumë i madh dhe shpresoj që të menjanohet ky problem. Neve edhe para disa muajve patëm rastin në Reçicë, rastin në Gostivar, sepse qentë çdo ditë i kemi ata në rrugë”, shprehen qytetatarët.
Edhe përkundër premtimeve të shumta, komuna në krye me Bilall Kasamin deri më tani nuk ka punuar mjaftueshëm në këtë drejtim, pasi problemi nuk është zgjidhur.
Sektorit për veprimtari komunale në kuadër të komunës së Tetovës kanë deklaruar se për këtë vit është planifikuar ndërtimi i strehimores për qentë endacak që është në vlerë prej 2 milionë denarëve.
“Njëkohësisht kemi edhe programin që konform kësaj duhet ta vërtetojmë, është propozim programi për zgjidhjen e problemit lidhur me qentë endacak në territorin e Komunës së Tetovës. Kryesisht në këtë program janë të përshkruara të gjitha aktivitetet që ne si komunë duhet të bëjmë, domethënë marrjen e përgjegjësisë ndaj këtij problemi që është problem i të gjithë rajonit dhe shtetit. Ne do të marrim masat tona por problemi është më i përgjithshëm. Në takimin e fundit që kryetari e ka pasur me kryetarët e tjerë të komunave të Pollogut kanë një qëndrim që këtë problematikë ta bartin të gjithë komunat dhe të gjejnë një zgjidhje më të qëndrueshme për problemin e të njëjtës”, kanë theksuar nga ky sektor, derisa në anën tjetër sipas Kasamit, komuna parasheh që çdo muaj të kap nga 20 qenë që t’i strehojë dhe vaksinojë.
“Ka të parapara mjete në buxhet që ne të trajtojmë në kontinuitet këtë si problematikë por në bashkëpunim me komunat tjetra të Pollogut. Qendra Rajonale Zhvillimore veç më ka paraparë një projekt për qendër rajonale për trajtimin e qenve endacak sepse trajtimi parcial i komunave të caktuara paraqet problem nga shkaku se ka dukuri të bartjes së qenve nga një komunë në tjetrën”, ka theksuar kështu kryetari i komunës, Bilall Kasami.
Po si kapen qentë? Një shembull shumë të thjeshtë Bilall Kasamit i jep kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili pas rikthimit në detyrë si i pari i Preshevës ka nisur me aksionin për kapjen e qenve.
“Ka filluar grumbullimi i qenëve endacak në teritorin e komunës sonë. Ky është një shërbim që rrit sigurinë e qytetarëve tanë. Bashkëpunimi me juve qytetarë është i domosdoshëm për vendin e tyre, në mënyrë që të kemi sukses sa më shumë në eliminimin e këtij problemi serioz”, kanë theksuar nga komuna e Preshevës./indeks.mk