Leao, sjell 3 pikë për Milanin ndaj Fiorentinës


Skuadra e Milanit me mund të madh ka arritur të arkëtojë tre pikë në luftë për titullin e kampionit në Seria A. “Kuqezinjët” kanë shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Fiorentinës, në takimin e javës së 35-të të kampionatit Italian në futboll.

Fiorentina gati i mori pikë Milanit vendas, mirëpo një gjë të tillë nuk e lejoi Leao, i cili ishte është hero i fitore duke shënuar në minutën e 82-të.

Tani Milani kryeson me 77 pikë, ndërsa Fiorentina renditet në vend të shtatë me 56 pikë.