Makedonija Gj.P. fiton Akad. Pandevin 1-0


Sot u zhvilluan 4 ndeshjet e javës së 30 -të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e javës, skuadra e Makedonija Gj.P., falë golit të shënuar nga Ermedin Adem, shënoi fitore minimale ndaj Akademia Pandevit dhe u kthye në garë për pozitat që sjellin kualifikim në garat evropiane.

Kujtojmë se vendasit humbën edhe një penalty, në pjesën e parë të ndeshjes. Me të njëjtin rezultat 1-0, skuadra e Borecit mundi skuadrën e Skopjes.

Ndërkohë në ndeshjet e zhvilluara në Manastir dhe Tetovë, nuk kishte fitues dhe që të dy takimet u mbyllen me rezultat identik 1-1, kur u takuan Pelisteri dhe Tikveshi, respektivisht Renova dhe Struga Trim Lum. Ditë më parë, Bregallnica mundi FC Shkupin me 4-1, ndërsa Shkëndija me 1-0 mundi Rabotniçkin.

Liga e Parë – Java 30

Bregallnica 4–1 FC Shkupi

Shkëndija 1–0 Rabotniçki

Struga Trim Lum 1–1 Renova

Makedoniaj Gj.P 1–0 Akad. Pandev

Pelisteri 1–1 Tikveshi

Boreci 1-0 Skopje