Bill Gates thotë se do të martohej sërish me Melinda Gates pavarësisht divorcit


Bill Gates nuk do të zgjidhte të martohej me dikë tjetër përveç Melinda Gates – pavarësisht se ajo përfundoi në divorc.

Miliarderi, bashkëthemeluesi i Microsoft-it, 66 vjeç, tha në një intervistë të botuar të dielën (1 maj) se nuk pendohet që tha “po” me Melindën, 57 vjeç, në janar 1994.

“Çdo martesë kur fëmijët largohen nga shtëpia do të kalojë një tranzicion. E imja fatkeqësisht kaloi këtë tranzicion të quajtur divorc”, tha ai për “The Sunday Times” të Mbretërisë së Bashkuar.

Foto: AP

“Por nga këndvështrimi im ishte një martesë e shkëlqyer. Nuk do ta kisha ndryshuar, unë nuk do të zgjidhja të martohesha me dikë tjetër”, tha tutje Gates.

Pavarësisht statusit të tij si beqar, Bill zbuloi se ai nuk e kishte synimin të martohet për herë të dytë, shkruan PageSix.

Foto: Getty Images

“Unë do të martohesha përsëri me Melindën. Për sa i përket të ardhmes, nuk kam ndonjë plan, por e rekomandoj shumë martesën”, shtoi ai.

Ish-çifti, i cili u martua në Hawaii pas lidhjes për shtatë vjet, por u ndan në maj 2021.

Ata kanë tre fëmijë: vajzat Jennifer, 26, dhe Phoebe, 19, dhe djali Rory, 22 vjeç.

“Pas një shumë mendimesh dhe shumë punë në lidhjen tonë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë”, thanë Bill dhe Melinda në një deklaratë të përbashkët në atë kohë.

Foto: WireImages

“Ne vazhdojmë të ndajmë besimin në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë tjetër të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ​​dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re”, thuhej tutje në deklaratën publike.

Bill dhe Melinda, të cilët nuk kishin një marrëveshje paramartesore, finalizuan në mënyrë miqësore divorcin e tyre në gusht 2021.

Melinda, nga ana e saj, e përshkroi më parë momentin kur kuptoi se duhej të divorcohej nga ish-bashkëshorti i saj si “momenti më i ulët” në jetën e saj.

Foto: Reuters

“Sigurisht që nuk ishte ajo që mendoja ditën kur u martova. Por e kuptova vetë, më duhej të bëja një zgjedhje më të shëndetshme dhe kjo ishte një ditë shumë, shumë e trishtuar”, ”, tha ajo në një intervistë me “USA Today” në mars. /Telegrafi/