Ronnie O’Sullivan, shkruan historinë e sportit botëror


Ronnie O’Sullivan konfirmon padyshim vendin e tij jo vetëm në sportin e sportit të snooker-it, por edhe në historinë e sportit botëror, pasi me fitoren në finalen e madhe ndaj Jod Trump (18-13) arriti që të arkëtojë  titullin e shtatë kampion në këtë sport.

Ai me triumfin e sotëm barazoi rekordin e Steven Hendry, për sa i përket numrit të fitoreve, për çka në fund reagoi emocionalisht dhe duke qarë në krahët e fëmijëve të tij, por duke festuar njëkohësisht suksesin e madh.

Kujtomë se O’Sullivan më parë ishte më i miri në botë në vitin 2001, 2004, 2008, 2012, 2013 dhe 2020.