Debat “Sfidat aktuale në gjyqësorin e Maqedonisë”

Në kuadër të aktiviteteve nga projekti Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut sot do të mbahet sesioni i 10-të i Grupit punues 3 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) me temë “Sfidat aktuale në gjyqësorin e Maqedonisë përmes perspektivës së rekomandimeve të konventës nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut”.

Organizatori i debatit, Lëvizja evropiane në Republikën e Maqedonisë, paralajmëron fjalime hyrëse të ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski dhe shefit të Asociacionit sllovak për politikë të jashtme nga Bratisllava, Tomash Strazhaj. Në debat do të kyçen ekspertë vendore të sllovakë, pedagogë universitarë, përfaqësues të Gjykatës Supreme, të Gjykatës Themelore Penale, Prokurorisë publike, Këshillit gjyqësor, avokatë dhe përfaqësues të tjerë të sektorit publik.

Projekti Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut është platformë për përfshirjen e sektorit të shoqërisë civile në debate për tema që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve evropiane, me qëllim që të përgatiten të gjitha kapacitetet e vendit për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në. Projekti është i financuar nga USAID-i dhe Agjencia sllovake për zhvillim.