Sot u zhvilluan ndeshjet e javës së 31-të në Ligën e Parë Futbollitistike të Maqedonisë. Në derbin e madh të zhvilluar në Strumicë, u regjistruan 6 gola, në të cilën skuadra vendase, Akademia Pandev mundi skuadrën e Shkëndijës me rezultat 4-2.
Gjashtë gola u shënuan poshtu edhe në përballjen në Autokomandë, ku Skopje mundi Pelisterin me rezultatin identik, 4-2.
Fitore minimale, me rezultat 1-0, shënuan skuadrat e Struga Trim Lumit dhe Renovës, të cilat mundën skuadrën e Bregallnicës, respektivisht Tikveshit.
Ndërkohë nuk kishte fitues në përballjen mes kampionit aktual, FC SHkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, e cila u mbyll me barazim 1-1, ndërsa fitore me 2-1, regjistroi skuadra e Rabotniçkit kundër Borecit. (Foto: GOL.MK)
Liga e Parë – Java 31
FC Shkupi 1–1 Makedonija Gj.P
Akad. Pandev 4–2 Shkëndija
Rabotniçki 2–1 Boreci
Skopje 4–2 Pelisteri
Tikveshi 0–1 Renova
Struga Trim Lum 1-0 Bregallnica