Kasami ia jep “besën” VMRO-së për bllokimin e Kuvendit

-

Edhe partia e udhëhequr nga Bilall Kasami paralajmëron bllokadë opozitare të Kuvendit pasi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se do ta bllokoj punën e Kuvendit përmes amendamenteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Besa thotë se do të përdoren të gjitha mekanizmat e mundshëm për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejt.

“Qëndrimi i Besës është shumë i qartë dhe ne e kemi përsëritur prej disa muajsh. Legjitimiteti i qeverisë kontestohet sepse mazhoranca u bë përmes deputetëve të shantazhuar dhe partive politike që brenda natës nga kritikët e qeverisë u bënë pjesë e qeverisë. Kjo përbërje e qeverisë reflekton keqmenaxhimin e të gjitha institucioneve, ndaj është shumë e rëndësishme që zgjedhjet parlamentare të bëhen sa më shpejt, t’u kthehet legjitimiteti qytetarëve dhe ata të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata”, tha Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Nga VMRO-DPMNE sonte pritet të vendosin për qasjen ndaj bllokadës aktive të Kuvendit për të arritur dialog dhe zgjedhje të parakohshme.

Kujtojmë se sot përmes një komunikate për media, nga partia në pushtet LSDM, u shprehën se nuk do të lejojnë asnjë bllokadë të mundshme të kuvendit për interesa personale të asnjë figure politike.

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...