LSDM: Nuk do ta lejojmë që bllokadat e Mickoskit dhe VMRO-së kriminale ta dëmtojnë shtetin

-

Edhe në kushtet e krizës më të madhe kur qytetarët kanë nevojë për një Kuvend funksional që miraton ligje në interes të tyre, Hristijan Mickoski vendos të forcojë bllokadat. Me sa duket, pas shkatërrimit ka vendosur ta kalojë edhe shefin dhe mentorin e tij Nikolla Gruevskin, reagojnë nga partia në pushtet LSDM.

“VMRO-DPMNE në Kuvend bllokon një sërë ligjesh me interes për qytetarët, si Ligji për Qendrën Klinike, Ligji për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesionistë në shkollat ​​fillore dhe të mesme si dhe Ligjin për shërbimin në ushtri. Nga Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk pritej asgjë tjetër, vazhdojnë në të njëjtin stil, me të njëjtën formë, me një qëllim – bllokadë të shtetit”, theksohet në reagimin me shkrim nga LSDM.

Ata vlerësojnë se me veprime të tilla Mickoski nuk e bllokon as LSDM-në e as Qeverinë, por në atë mënyrë i bllokon zgjidhjet për një jetë më të mirë të qytetarëve.

LSDM, siç theksohet në shkrim, mbetet e hapur për të gjitha propozimet e qëllimshme dhe konstruktive, por dënon, siç thonë ata, të gjitha përpjekjet për bllokada dhe kriza artificiale për shkak të interesave personale dhe partiake, veçanërisht në kohën kur i ndjejmë pasojat e krizës dhe po luftohet kriza me të vetmin qëllim për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

LSDM dhe qytetarët nuk do të lejojnë që bllokadat e Mickoskit dhe VMRO-së kriminale ta dëmtojnë shtetin”, thonë nga partia në pushtet.

Lajmet e fundit

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...
- Advertisement -

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

David Beckham i mbajti lotët teksa foli sinqerisht për jetën dhe karrierën e tij në një serial të...