Pas LSDM-së, Besa tash shkrihet në VMRO-DPMNE

-

Partia shqiptare opozitare Lëvizja Besa kohëve të fundit po ndërron shumë vende. Dikur u shkri në LSDM sot u shkri në VMRO-DPMNE duke e përkrahur nismën e këtyre të fundit për bllokim të kuvendit.

Partia e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE ka vënë në lëvizje skenarin numër dy pas dështimit për ta formuar qeverinë pak muaj më parë.

VMRO dëshiron kësaj radhe që përmes bllokimit të punës së Kuvendit të arrijë qëllimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e ” dehur” edhe nga fitorja e madhe e zgjedhjeve lokale.

Nisma e partisë së Mickovskit për një bllokadë opozitare për Punën e Kuvendit këtë herë ka nxjerrë në pah edhe një çështje shumë thelbësore. Ai këtë do që ta arrijë edhe përmes partive shqiptare siç janë BESA dhe ASH. Kësaj radhe nuk i ka të dyja bashkë apo më mirë e ka më afër BESËN.

Pikërisht përmes këtij skenari duket se partitë shqiptare nuk përmbajnë qëndrime të përbashkëta rreth kësaj ideje.

Më afër Mickovskit dhe bllokimit të punës së Kuvendit është BESA që në fakt paralajmëroi qëndrimin e vet se do të përdorin të gjitha mekanizmat e mundshëm për të provokuar sa më parë zgjedhje të parakohshme.

Qëndrimet e ndryshme të partive opozitare qofshin ato maqedonase apo shqiptare vënë në pah edhe një çështje tjetër të rëndësishme duke ngritur pyetjen se a janë ato së bashku në një front opozitarë apo VMRO si ” nëna e madhe” do përpiqet të gjejë aleatë tjerë përfshirë këtu edhe Lëvizjen Besa.

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...