Gjysmë viti në krye të Tetovës, qytetarët për Kasamin: Çfarë ka punuar? Gropat aty i kanë kenë. Bilalli hyri, hyni Jonuzi hyni Domuzi, nuk është për mua kryetar ai.

-

Sot u bënë gjashtë muaj që kur Bilall Kasami zyrtarisht e mori mandatin si kryetar i Komunës së Tetovës, pasi korri fitore në zgjedhjet lokale me 31 tetor të vitit të kaluar. Qytetarët e Tetovës për Portalb.mk tregojnë përshtypjet e tyre për atë që ka punuar Kasami për komunën.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme për sa i përket punës së Kasamit në menaxhimin dhe udhëheqjen me komunën. Disa mendojnë se ai nuk ka punuar mjaftueshëm gjatë kësaj periudhe, disa të tjerë thonë se ai ka bërë mjaft, ndërsa disa të tjerë thonë se nuk kanë besim te politikanët.

Por a kanë besim qytetarët se Tetova pas katër viteve do jetë një vend më i mirë për to, nëse punët ecin me këtë ritëm, kështu shprehen ato:

“Unë si e shoh, si ka qenë ashtu ka mbetur, nuk ka lëvizur asgjë.”

“Siç e shohim ka përmirësime, nuk ka përmirësime drastike por për çdo rast ka përmirësime të vogla.”

“Asgjë nuk ka punuar, jo vetëm kryetari asnjë institucion.”

“Çfarë ka punuar? Gropat aty i kanë kenë. Bilalli hyri, hyni Jonuzi hyni Domuzi . Nuk është për mua kryetar ai.”

“Nuk më intereson Politika.”

“Besoj se po edhe në bazë të buxhetit komunal, ka pasur borxhe të hatashme.”

“Ai në dorë nuk ka asgjë, as para as asgjë. I kanë vjedhur paratë hajdutët. Ai don të bëjë, por çfarë të bëjë kur s’ka para. Ai mundohet, shpresoj të bëje.”

“Mendoj se po përpiqen si fillim, pasi ne shohim disa punë që janë përmirësuar rreth parkingjeve, pastërtia. Nuk është ideale por është përmirësuar.”

“Ka punuar, mendoj se ka punuar dhe mendoj se është angazhuar mjaftueshëm deri tani.”

“Mirë janë duke e çuar, nuk janë keq. Ata punojnë sipas mundësisë, nëse nuk ke me çka do punosh.”

“Po, ka punuar edhe shumë mirë.”

Por a kanë besim qytetarët se Tetova pas katër viteve do jetë një vend më i mirë për to, nëse punët ecin me këtë ritëm, përgjigjet e tyre mund t’i ndiqni në videon më poshtë.

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...