Guardiola, humb 6 gjysmëfinale në Champions


Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, me të drejtë do të jetë i zhgënjyer pas humbjes nga Real Madrid (1-3) dhe eliminimit nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e tij në një moment ishte në një pozicion të mirë për të arritur në finale, por gjithsesi të përzgjedhurit e tij i humbën gjasat për 120 sekonda të kohës shtesë.

Guardiola ka një rekord famëkeq në kompeticionin elitar, sepse humbi deri më tani gjashtë sfida të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, duke u barazuar Hoze Mourinjon.

The post Guardiola, humb 6 gjysmëfinale në Champions appeared first on Alsat.