Karlo Ançeloti, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve


Gjiganti spanjoll Real Madrid u rikthye nga disavantazhi 0-1 dhe arriti deri te rezultati 3-1, duke eliminuar Man. Sitin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe trajneri Karlo Ançeloti bëri histori.

Trajneri Italian do ta drejtojë skuadrën madrilene në finalen e tij të pestë në elitën e Ligës së Kampionëve, pasi më parë e kishte bërë këtë tre herë me Milanin, në 2003, 2005 dhe 2007, si dhe dy herë me Real Madridin në 2014 dhe tani në 2022.

Deri më tani, askush në historinë e futbollit elitar, nuk ka drejtuar ndonjë ekip në pesë finale të Ligës së Kampionëve.