Policia gjermane arreston 30 tifoz në Frankfurt


Të paktën 30 tifozë të Aintraht Frankfurtit janë arrestuar në ndeshjen kundër Uest Hamit, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës Europa.

Gjermanët po tentonin t’i sulmonin tifozët e skuadrës londineze pas përfundimit të ndeshjes. Për ta parandaluar ndonjë eskalim të situatës, policia u detyrua të përdorë topa uji ndaj përkrahësve të Frankfurtit që nuk shpërndaheshin nga rrugët e qytetit. Dhuna po ndodhte në “Berliner Strasse” pranë bashkisë së qytetit.