Vazhdojnë negociatat mes SASHK-ut dhe MASH-it

-

ë kuadër të afatit dhjetëditor të pezullimit që filloi të enjten e kaluar, Sindikata e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot do të rifillojë bisedimet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për plotësimin e kërkesave të tyre për paga më të larta dhe harmonizimin e kontratave kolektive në arsim.

Pas negociatave të djeshme në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me ndërmjetës, kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha se raundi i negociatave ka përfunduar dhe do të vazhdojnë edhe sot dhe se presin përgjigje konkrete për propozimet e tyre.

“Ka përfunduar raundi i sotëm i negociatave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, nën kujdesin e një ndërmjetësuesi. Të gjitha çështjet që janë të hapura, në bazë të kërkesave tona janë diskutuar, analizuar, argumentuar nga të dyja palët”, njoftoi dje Nedellkov në Fejsbuk.

Afati për ndërmjetësim është dhjetë ditë për harmonizimin e qëndrimeve dhe nëse nuk arrihet marrëveshje, gjegjësisht njëra nga palët nuk është e kënaqur, negociatat do të vazhdojnë edhe për dhjetë ditë.

SASHK-u më 28 prill kumtoi se do ta pezullojë grevën e filluar më 11 prill dhe se mësimi do të rifillojë pas njoftimit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për një dispozitë ligjore për zgjidhjen paqësore të kontestit me ndërmjetësim.

“Ne do të duhet të veprojmë në përputhje me ligjin dhe të vendosim grevën në pritje. Kjo do të thotë se ne e vendosim në pritje vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme derisa të zgjidhet mosmarrëveshja. Jemi të bindur se në periudhën e pajtimit do të gjejmë zgjidhjet e duhura dhe se nuk do të ketë nevojë për aktivizim të grevës. Nëse nuk pajtohemi me qëndrimet e Ministrisë përkatëse të Arsimit dhe Shkencës, greva do të riaktivizohet. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, deklaroi Nedellkov të enjtën e kaluar.

Lajmet e fundit

Mourinho kushtëzon qëndrimin tek Roma

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur së fundmi për të ardhmen dhe lajmet që e “largojnë” nga “verdhekuqtë”.Në...

Rreth 100 nxënës të helmuar në veri të Afganistanit

Foto: RFE/RLGati 100 nxënës, kryesisht vajza, janë helmuar në provincën veriore Sar-e-Pul në Afganistan, ka thënë një zyrtar...

Benzema arrin marrëveshje me Al-Ittihadin

Karim Benzema mund të konsiderohet futbollist i Al-Ittihadit në Arabinë Saudite. Fabrizio Romano ka njoftuar se Benzema pothuajse ka...

Mike Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

Scott Olson/Getty ImagesIsh-zëvendëspresidenti Mike Pence dorëzoi të hënën dokumentet për kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024,...
- Advertisement -

Zlatan Ibrahimoviq përshëndetet me futbollin

Zlatan Ibrahimoviq i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në një mbrëmje speciale që klubi i Milanit i kishte...

Me Mickoskin ose pa të, Maqedonia do të vazhdojë drejt BE-së

Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit”...