Arben Taravari, kryetari i Aleancës dhe Koalicionit që zhyt Gostivarin në borxhe!

Ish kreu i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta përmes rrjeteve sociale ka bërë akuza ndaj kreut aktual të komunës pasiqë sipas tij, komuna e Gostivarit është zhytur në borxhe nga Taravari.
Të nderuar qytetar,
Komuna e Gostivarit dhe ndërmarrjet publike aktualisht janë në Borxh prej 9,8 Milion EUR, që paraqet një keq menaxhim të komunës për periudhën sa është në krye Arben Taravari dhe partnerët e tij të koalicionit.
Nëse krahasohet periudha në Tetor të vitit të kaluar, kur borxhi i komunës së Gostivarit ishte po ashtu i lartë me vlerë prej 5,7 Milion EUR, kjo tregon rritjen e vazhdueshme të borxhit në këto katër vite e gjysmë të garniturës aktuale keq-qeverisëse të Gostivarit, duke u futur vetëm në Borxh, pa mos ofruar dhe realizuar asnjë projekt të rëndësishëm kapital.
Projektet që janë realizuar në Gostivar, janë kryesisht nga pushteti qendror, si investimet nëpër shkollat, përmes ministrisë së arsimit, çerdhet përmes ministrisë së punës dhe politikës sociale, rregullimin e rrugëve nëpërmjet ministrisë së transportit dhe investime tjera.
Mandatet e çdo funksioni fillojnë dhe mbarojnë shpejt, por ajo që ngelën janë veprat dhe punët e bëra.
Për fat të keq, të gjithë jemi dëshmitar se çfarë punoi në mandatin e parë dhe çfarë nisur në mandatin e dytë kjo udhëheqësi e Komunës së Gostivarit në krye me Arben Taravarin. Ku u shpenzuan mjetet, çfarë u ndërtua dhe punua?
BORXHI dhe BORXHET e MËDHA që për periudhën 4,5 vjeçare, janë rritur 7 herë më shumë dhe me marsin e vitit 2022, duke e radhitur komunën e Gostivarit, si ndër tre komunat me më shumë borxhe në vend, janë SHQETËSIM i MADH për Gostivarin dhe gostivarasit.
*të dhënat janë publike faqet zyrtare open.finance.gov.mk, buletinet zyrtare dhe lajmet në ALSAT.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=548561453300603&set=a.475823887241027