Qytetarët e Tetovës janë lodhur nga viktimizimi i kreut të Komunës nëpër mediume. Pakënaqësinë dhe zhgënjimin e tyre qytetarët e shpalosin publikisht nëpër rrjete sociale duke komentuar kundër Bilall Kasamit, njofton indeks.mk
Nga komentet e shumta kundër Kasamit, redaksia jonë ka zgjedhur të transmetojë vetëm njërin prej tyre.
Arbnor Ameti nga Tetova i është sulur Kasamit në koment dhe ka pyetur se çfarë ka ndodhur me premtimet e tija parazgjedhore. Qytetari e ka pyetur Kasamin se çfarë ndodhi me sheshin nëntokësorë dhe hapësirat e reja për parkim.
Duke pyetur Kasamin për premtimet qytetari i ka thënë se tetovarët ndjehen të lodhur dhe ka kërkuar nga ai që të punojë dhe të mos paraqitet shumë para mediave.
“Na ke lodhur neve si qytetar, nuk ka nevojë ti mbledhësh mediat. Shih bëj ndonjë punë se ke mbetur në klasë. Çka ndodhi me hapësirat e reja për parkim, ku mbeti sheshi nëntokësorë? Këshilli “lajti”, siç ke filluar edhe ty, viti i ri nuk do të kapë në krye të komunës”