Dario Ivanovski, vazhdon me fitoret në Shkup


Vazhdon donimimi i Dario Ivanovskit në garën e 10 kilometrace “HallkEko Shkupi Vrapon”, në të cilën për herë të 6 u ndal në vendin e parë, por kësaj radhe vendosi edhe një rekord të ri. Atleti i mirënjohur nga Maqedonia, kaloi 10 km për 29 minuta e 42 sekonda, duke lënë pas Xhastin Frimanin me kohë 32 minuta e 3 sekonda. Në vendin e tretë u ndal Atanas Ançevski me kohë 32 minuta e 36 sekonda.

Në konkurencën e femrave, vendi i parë i takoi Biljana Kiraxhievës, me kohë 37 minuta e 48 sekonda, para Miljana Ristiqit dhe Vesna Kiraxhievës.

Në edicionin e sivjetshëm të kësaj gare morrën pjesë 1.300 garues.

Ndryshe gara është organizuar nga Lidhja e Sporteve të Shkupit dhe Klubit të Atletikës “Rabotniçki”, nën ëmbrellën e Qyetit të Shkupit dhe Agjencisë për Rini dhe Sport.