Rudiger, firmos me Realin në fund të sezonit


Antonio Rudiger te Real Madrid duket tashmë punë e kryer. Skuadra e Real Madrid, pas kualifikimit në finale, merr edhe një lajm të mirë. Rudiger është gati të nënshkruajë kontratën me ‘Los Blancos’

Fabrizio Romano konfirmon se Rudiger do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me madrilenët. Nënshkrimi tashmë është vetëm çështje ditësh, pasi gjithçka thuhet të ketë rënë në pajtim mes palëve.

Njoftimi zyrtar i klubit pritet të bëhet në fund të sezonit, por marrëveshja është finalizuar. Rudiger do të luajë sezonin tjetër me fanellën e Real Madrid.