Shkon për t’i dhënë lamtumirën e fundit shoqes së Nezir Zogajt, Ahmeti: Shtëpia e tyre ishte strehimorja jonë

-

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti sot po qëndron në Kosovë për ti dhënë lamtumirë lokes Hata Zogaj, të shoqes së Nezir Zogajt. Oxhaku i tyre u bë baza kryesore për tërë Kosovën, këtu u mbajt edhe konferenca e parë e gjithë Levizjës, ndërsa strehim gjetën edhe Afrim Zhitia e Fadil Vata, Adem e Hamzë Jashari e shumë luftëtarë të lirisë kombëtare, shkruan kështu Ahmeti.

Postimi i tij:

Sot u nisa për në Kosovë për ti dhënë lamtumirën e fundit lokës Hata Zogaj nga Divjaka, të shoqën e xha Nezir Zogajt.

Shtëpia e tyre ishte strehimorja jonë, ata të dy na strehuam, u kujdesën për ne si për fëmijtë e tyre.

Me muaj të tërë kam qëndruar në konakun e tyre në vitin e vështirë 1989 dhe nuk e harroj asnjëherë bujarinë e Xha Nezirit dhe lokes Hata.

Oxhaku i tyre u bë baza kryesore për tërë Kosovën, këtu u mbajt edhe konferenca e parë e gjithë Levizjës, ndërsa strehim gjetën edhe Afrim Zhitia e Fadil Vata, Adem e Hamzë Jashari e shumë luftëtarë të lirisë kombëtare.

Na kishin rrethuar forcat serbe nga të gjitha anët, por Xha Neza nuk na dha izën për ta braktisur shtëpinë në mënyrë që prezenca jonë mos të dëmtoj familjen, por u bë pjesë e rezistencës dhe vuri gjithë familjen e tij në dispozicion të përpjekjeve tona.

Ngushëllime të sinqerta familjes, fëmijëve, nipave e mbesave, të janë krenar për loken e tyre heroinë.

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...