Ahmeti: BDI-ja ka qenë dhe mbetet çelsi i çdo Qeverie

 

Duke folur për zgjedhjet parlamentare dhe kërkesën e VMRO-së për zgjedhje të parakohshme po edhe “sulmet” që bëhen në drejtim të BDI-së, kreu i integristëve, Ali Ahmeti ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë dhe mbetet çels I çdo Qeverie, si me VMRO-në po edhe me LSDM-në.
Për sulmet dhe reagimet mbi BDI-në Ahmeti ka thënë se të njëjtën praktikë më herët e ka përdorur LSDM-ja tani edhe VMRO-ja.
“Unë nuk e kam praktikuar në faqen time të nxjer informacione se çfarë kanë thënë të tjerët por në këtë situatë jam pajtuar që të dalin të gjitha reagimet e një dekade në një kohë kur ne kemi qenë në koalicion me VMRO, njejtën e bëmë me LSDM, pra BDI ka qenë çelësi dhe e njejta praktikë përdoret nga VMRO sepse po të hiqet BDI sigurisht që qeveria bie, mirëpo e thash dhe më herët në politikë ka logjikë dhe arsye, nuk veprohet me emocione dhe folklorizëm, ky partneritet nuk është i ndëruar mbi teza të veprimit pas shpine, vendimet meren në qeveri, BDI ka paraqitur platformën e vet për bashkëqeverisje por jo edhe vendimet në Reçicë të Vogël, ato vendime janë marrë para se të bëhet koalicioni”, deklaroi Ahmeti.