Duke folur më tej në debat në Klan Macedonia, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se pret epilog pozitiv sa i përket kontestit me Bullgarinë dhe se nga integrimi në BE përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit por edhe të rajonit.
Këtu kemi një fenomen tjetër që duhet parë në mënyrën më analitike, kemi kontest me Bullgarinë dhe këtë qytetarët e dinë se kontesti është për çështje historike dhe gjuhësore, pranimit të shtetit etj, të njejtën situatë e kemi pasur dhe me grekët por u mbyll me ato dhe u hap rruga drejt NATO, Bullgaria është anëtare e BE, statuti i tyre është që të vegjlit kanë të drejtën e vetos në këto institucione. Gjithë kjo zvarritje ndikon tek qytetarët mirëpo mund të thuhet tek popullata shqiptare në vend kjo situatë që është shqetësues për mua ndikon tek komuniteti maqedonas që unë mendoj se nuk e kanë me të drejtë që ata po shfaqin më shumë euroskepticizëm dhe politika e qëndrime antiamerikane. Me shqetësim i ndjek prononcimet e qytetarëve kur shprehen kundër Uashingtonit se gjoja se për gjithçka vendosin ata, këto gjëra nuk qëndrojnë, përse të kualifikohen këto qëndrime dhe është mjaft shqetësuese për qasjen e qytetarëve në vend, përpjekjet duhet bërë me palën bullgare dhe të hapen negociatat. Pres epilog të ketë se problemet historike le ti zgjedhin shkenctarët dhe historianët, ne duhet të marim vendime të guximshme politike sepse dobitë nuk ka nevojë të i përsërisim sepse do kemi të gjithë përfitime, ka sqaruar më tej Ahmeti.