Duke folur më tej në emisionin debativ Klan Debat, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se si Qeveri kanë menaxhuar mirë situatën me krizën globale përfshirë këtu rritjen e çmimeve të produkteve dhe energjisë si dhe karburanteve.
Ne po përballemi me krizë globale e cila reflekton edhe në vendin tonë, e dini se rritja e çmimeve por ne kemi bërë të pamundurën si qeveri nuk kemi qenë sehirxhi për zgjidhje më të mirë dhe tejkalim të krizës, në të gjitha vendet e rajonit ka pasur rritje të derivateve dhe të ushqimeve dhe energjisë dhe qeveria jonë ka marë masa tepër të forta të analizuara që mos të ndihet tek qytetari dhe mendoj që më mirë se secili vend i rajonit e kemi menaxhuar situatën. Sa i takon zgjedhjeve të parakohëshme në qoftë se kriza globale mendon VMRO që për shkak të krizës globale vendi të shkojë në zgjedhje, atëherë tërë Europa duhet të shkojë në zgjedhje, vendi shkon në zgjedhje nëse ka krizë dhe ne kemi provuar nga ajo që kemi përjetuar më herët. Vendi ka qenë në krizë të thellë në 2015-16 me skandalin e përgjimeve por në këto rrethana kur ne kemi krizë serioze duhet që qasjen ta kemi më serioze për të krijuar momente më të mira për tejkalimin e situatës duke qenë kontribues për një paqe më të fortë dhe ne me të gjithë kapacitetet që kemi jemi anagazhuar që të jemi kontribues në paqëbërje. Ne bëjmë përpjekje të zgjidhim kontestin me Bullgarinë dhe unë do isha dakorduar me Mickoskin sikur të kishte apeluar për një takim të tillë sepse problemi me Bullgarinë na paraqet problem serioz në hapjen e negociatave, jo rastësisht insistojmë dhe kemi punar gati dy dekada që vendi jonë të jetë pjesë e NATO dhe BE. E shohim si të dobishme pasiqë kështu kontribojmë në sigurinë më të madhe, vetëm një krahasim të bëhet sikur në këtë krizë të jashtëzakonshme si do të ishim ne sikur mos ishim pjesë e NATO-s, do kemi zhvillim më të madhe konomik dhe paqe e stabilitet dhe standarde më të fuqishme, ka theksuar Ahmeti.