Sot shohim se fitorja e lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe barazisë është e rrezikuar në momentin kur kemi besuar se është fituar plotësisht. Pikërisht sot, në mes të gjakderdhjeve të reja, ne duhet të kujtojmë më shumë se kurrë mësimet e së kaluarës dhe 9 maji është një nga ato data – themeli i vlerave të vërteta qytetëruese,” tha Presidenti Stevo Pendarovski në një mesazh për Ditën e fitores ndaj fashizmit dhe Ditën e Evropës.
Shton se Dita e fitores ndaj fashizmit është një nderim për miliona jetë të humbura në luftën kundër okupatorit, ditë kur siç shkruante në mesazh – “me krenari i kujtojmë vetes se kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi. në anën e duhur të historisë”.
“Dita e Evropës, e cila feston idenë e paqes dhe unitetit të qëndrueshëm në kontinent, është një tjetër kujtesë e vlerës kyçe në rrugën drejt bashkimit evropian të diversitetit. Vetëm me dinjitet, me respekt për të drejtën e vetëvendosjes mund të flasim për një Evropë të bashkuar. Fitorja mbi fashizmin është një fitore edhe për Evropën”, shkruan kreu i shtetit në mesazhin.