Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e vajzave, ka triumfuar në turneun “UEFA Development” që u mbajt në Shqipëri. Pas fitoreve ndaj Kazakistanit dhe Shqipërisë, “Dardanet” U16 kanë shënuar fitore edhe në takimin e tretë dhe të fundit të turneut, kundër Malit të Zi, me rezultat 2:0
Të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit e kanë mbyllur turneun në pozitën e parë me 8 pikë, duke lënë pas Shqipërinë me 4 pikë, Kazakistanin me 3 pikë dhe Malin e Zi me 2 pikë.
Përzgjedhësi Kushtrim Munishi u shpreh i lumtur me paraqitjen e ekipit gjatë këtij turneu, teksa theksoi se ky triumf i motivon lojtaret për suksese të reja.
The post “UEFA Development”, dominim i plotë i vashave kosovare appeared first on Alsat.