“Bad News Eagles” deklason ekipin e fortë nga Brazili


Skuadra kosovare në CS:GO – “Bad News Eagles”,  kanë bërë një paraqitje perfektë ndaj skuadrës braziliani “Imperia”, në kuadër të turneut në Holandë.

Brazilianët e ‘Imperial’ ndonëse mjaft kualitativ, kanë hasur në telashe të mëdha përballë kosovarëve të ‘Bad News Eagles, pasi që kosovarët arritën të marrin një fitore bindëse, me rezultatin 16:12. Ata krijuan një epërsi solide qysh në fillim, duke shkuar në një seri perfektë për 10:1.

Ndryshe për skuadrën e “Bad News Eagles” kjo ishte edhe një fitore e radhës , pasi që mbrëmë shënuan një fitore dhe një humbje.