Lufta mes Selës dhe Taravarit ashpërsohet, Taravari nuk pranoi të bëhet Sekretar

Më në fund stuhi pas një qetësie në partinë më të madhe opozitare shqiptare ASH.E gjithë kjo gjenezën e ka tek çështja e Sekretarit të partisë që në shikim të parë nuk duket si dicka që turbullon ujërat në këtë subjekt por në fakt janë shkëndijat e para të përplasjeve të të mëdhenjëve në këtë parti që nuk është se pati ndryshime pas Kongresit që u zhvillua pak kohë më parë.
Të njëjtat figura drejtuese dhe të njëjtit njerëz që nuk kanë më kredibilitet për shkak të humbjes së thellë në zgjedhjet lokale por që vazhdojnë ta kenë të betonuar funksionin në parti.

Në fillim u duk se Sela dhe Taravari janë si ” vëllezërit siamezë” por tashmë në horizont duket lufta mes Selës dhe Taravarit dhe ajo ka të ngjarë të ashpërsohet edhe më shumë pasi kreu i Gostivarit nuk pranoi të bëhet sekretar i partisë.Taravari mbrëmë ka refuzuar të merr këtë funksion të sekretarit të partisë dhe ka këmbëngulur që të bëhet nënkryetar i vetëm.Deri tani ka patur tre nënkryetar në këtë parti ndërsa tani ka vetëm një.
Pas gjithë kësaj , a do të thotë që ASH-ja në një të afërme jo të largët mund të ndahet në dy pjesë , pra ASH e Taravarit dhe ASH e Selës?!

Gjeneza e gjithë kësaj duket se ka të bëjë që në momentin kur Sela si kreu i partisë refuzoi të fus njerëzit e Taravarit në Kryesinë Qendrore e më pas Taravari lëshoi sallën duke u larguar bashkë me Degën e Gostivarit..

Por kjo nuk mbaron me kaq për shkak edhe të situatave tjera politike në vend dhe sidomos në bllokimin e punës së Kuvendit nga ana e VMRO-së që është paralajmëruar të fillojë nga sot.

Siç mëson TS , Taravari ka qenë pro bllokimit të Kuvendit bashkë me partinë maqedonase VMRO-DPMNE dhe Besën e Bilall Kasamit ndërsa në këtë drejtim është Sela që ka qenë kundër kësaj.

Kriza po thellohet dita-ditës dhe përçarja në dy ASH mund të jetë edhe në shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Koment:Tetovasot