Mitreski: Kjo është fotografia e VMRO-DPMNE-së, e vetmja opozitë në botë që bllokon Kuvendin në kohë krize

-

Fotografia e deputetëve të VMRO-DPMNE-së me pankarta rreth foltores është fotografia reale e të vetmes opozitë në botë që e bllokon Kuvendin në krizë globale ekonomike dhe energjetike, tha deputeti i LSDM-së dhe koordinator i grupit parlamentar Jovan Mitreski.

Mitreski theksoi se bllokadat e ligjeve të rëndësishme nuk janë shpëtim kombëtar siç gënjen VMRO-DPMNE.

Nuk mundet VMRO-DPMNE të jetë për shpëtimin e bujqësisë, kur e bllokon Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për tre muaj, nuk mund të jetë për shpëtim të energjisë dhe për tetë muaj bllokon Ligjin për Fotovoltaikë. Prej dy vitesh bllokon zgjidhjen ligjore për rrugët dhe infrastrukturën lokale. Kjo është ajo që ju ofroni si gjoja shpëtim kombëtar, tha Mitreski.

Mitreski shtoi se nëse VMRO-DPMNE dëshiron zgjedhje, duhet të sigurojë 61 deputetë për shpërbërjen e Kuvendit, por nuk mund ta bëjë këtë, prandaj po tenton ta bllokojë punën e Kuvendit.

Lajmet e fundit

Rreth 100 nxënës të helmuar në veri të Afganistanit

Foto: RFE/RLGati 100 nxënës, kryesisht vajza, janë helmuar në provincën veriore Sar-e-Pul në Afganistan, ka thënë një zyrtar...

Benzema arrin marrëveshje me Al-Ittihadin

Karim Benzema mund të konsiderohet futbollist i Al-Ittihadit në Arabinë Saudite. Fabrizio Romano ka njoftuar se Benzema pothuajse ka...

Mike Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

Scott Olson/Getty ImagesIsh-zëvendëspresidenti Mike Pence dorëzoi të hënën dokumentet për kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024,...

Zlatan Ibrahimoviq përshëndetet me futbollin

Zlatan Ibrahimoviq i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në një mbrëmje speciale që klubi i Milanit i kishte...
- Advertisement -

Me Mickoskin ose pa të, Maqedonia do të vazhdojë drejt BE-së

Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit”...

Grubi: BDI 21 vite zë i popullit, në dekadën e tretë realizojmë ëndrrën tonë për integrimin në BE

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka festuar 21 vjetorin e themelimit, ndaj për këtë rast zëvendëskryeministri i parë, Artan...