Deputetët e opozitës së bashkuar shqiptaro-maqedone VMRO-ASH-BESA-LEVICA, kanë nisur iniciativën për bllokimin e kuvendit me qëllim shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Shtrohet pyetja nën urdhrat e kujt veprojnë deputetët e ASh-së, të cilët një ditë më parë paralajmëruan se nuk do e mbështesin bllokimin. Nën urdhrat e kryetarit të tyre, nën urdhrat që vijnë nga Pallati i Bardhë apo nga ndonjë qendër tjetër koordinuese?!
Për këtë bllokim kanë reaguar edhe deputetët e BDI-së, Arbër Ademi dhe Berat Ajdari.
Nga BDI-ja janë të habitur se si partitë shqiptare koalicionojnë me VMRO-në e Levicën.