Piktura e famshme e Marilyn Monroe thyen rekord shitjeje prej 195 milionë dollarësh

-


Piktura e famshme e Andy Warhol e Marilyn Monroes është shitur në ankand për 195 milionë dollarë (185 milionë euro), duke e bërë atë veprën më të shtrenjtë të artit amerikan të shekullit të 20-të.

Piktura “Shot Sage Blue Marilyn” është pikturuar nga Warhol në vitin 1964 duke përdorur fotografinë e famshme si frymëzim dhe shuma prej 195 milionë dollarësh është më e madhja e paguar ndonjëherë për një vepër amerikane arti.

Nga shtëpia e ankandeve Christie’s është thënë se ishte “një nga pikturat më të rralla dhe më transcendente që ekziston”. Ankandi u mbyll me një çmim shitjeje prej 170 milionë dollarësh, i cili me taksa dhe tarifa u ngjit në 195 milionë.

(Foto: AP/WP)

Çmimi i mëparshëm rekord i një vepre amerikane arti ka qenë 110.5 milionë dollarë për një pikturë të kafkës së bërë në vitin 1982 nga miku dhe dikur konkurrenti i Warholit, Jean-Michael Basquiat.

Gjithashtu, çmimi përfundimtar thyen rekordin e mëparshëm për një vepër arti të shekullit të 20-të, të vendosur në vitin 2015 kur piktura e Pablo Picassos nga viti 1955, “Les Femmes d’Alger” (Versioni O), u shit për 179.4 milionë dollarë, përfshirë tarifat. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Zelensky: Rusia do të humbasë së bashku me ata që e ndihmojnë atë me terrorin

“Çdo person që punon me Rusinë do të mbyllet nga sanksionet. Dhe Federata Ruse do të humbasë gjithçka, së...

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...
- Advertisement -

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...