Rexhepi i reagon përsëri Besës: Realiteti dikuj i dogji bishtin!

Pas deklaratës së tij në Indeks.mk, deputeti që në Kuvend vepron si i pavarur  pas daljes nga Lëvizja Besa, Kastriot Rexhepi ka reaguar nëpërmes “facebook” duke shkruar se e “vërteta” e thënë nga aid je u ka djegur bishtin disa personave.

Ai ka thënë se PR-ja i Lëvizjes Besa është lëshuar në aksion për ta ofenduar e poshtëruar vetëm pse po e flet të vërtetën.

“I paskan lëshuar edhe PR-in që të më sulmojnë dhe ofendojnë  duke mi përshkruar veprat e tyre autobiografike kur ditën qëndronin në zyrat e LSDM, në mbrëmje përmes garazhës nëntokësore shkonin te pallata e bardhë e VMRO–së, e natën nëpër villat e funksionarëve shtetëror. Mos u trëmbni se sbëhem si juve se atë cilësi duhet ta kesh zanat dhe talent natyror”, ka shkruar Rexhepi.

Ai ka thënë se vazhdon ti vjen keq për Lëvizjen Besa, pavarësisht se nuk është pjesë e sajë sepse siç thotë, e ka ndërtuar me shumë mund sepse e njëjta tash është bërë satelit i Vmro-së dhe Levicës.

“Po të ishin partnerë ndoshta do ju a falja”, ka shkruar Rexhepi.