Sado Maksuti bën një veprim bujar me këtë familje

E kemi njohur si një personazh i jetës VIP dhe që duket sikur e bën jetën nëpër aviona e si në filma. Por nga disa foto që ne zbuluam ai ulet këmbë mbi këmbë kur shikon në rrugë një familje që kërkon lëmoshë. Ky është Sado Maksuti e në fotot e fundit që ai gjatë ditës së martë publikoi në rrjetet sociale ishin disa fëmijë apo krejt një familje rome e cila e kishte ndalur ti kërkonte ndonjë pare siç ndodh zakonisht por ai kishte menduar që ti merrte ata e ti ftonte të gjithë për një drekë në një restorant në Gostivar.

Mësojmë se shqiptari i famshëm Sado ndodhet në vendlindjen e babait për të finalizuar shtëpinë e re ashtu siç i kishte premtuar të atit dhe nuk është hera e parë ai gjithmonë por pa e bërtitur me zë ndihmon skamnorët edhe në Kosovë e gjithandej.