Ka dështuar tentative e djeshme për bllokim të Kuvendit nga ana e partive opozitare, shqiptaro-maqedonase, të orkestruara nga VMRO-DPMNE-ja dhe sot do të vazhdohet seance e 71-të e cila filloi dje me çrast edhe u votua rendi I ditës.
Në tentimin e tyre për bllokim, deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare e kontestuan procedurën dhe reaguan duke thënë se rendi i ditës është votuar pa u lexuar dhe pa u shpërndarë paraprakisht.
“Tensionet” nuk e ndihmuan opozitën e bashkuar shqiptaro-maqedone nuk e ndihmuan as tensioned për të bllokuar.
Së bashku me VMRO-në dhe LEVICËN iniciativës për bllokim i janë bashkëngjitur edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.
Kuvendi në mesditë duhet të mbajë vazhdim të seancës së 71-të, rendi i ditës i së cilës ishte votuar mbrëmë pas debatit dyditësh dhe bllokadës aktive nga deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare.