Kanatllarovski shpalos listën, ftesë për 7 futbollist shqiptarë


Përfaqësuesja e Maqedonisë U21, në në fillim të qershorit do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian të vitit 2023, i cili do të zhvillohet në Rumani e Gjeorgji.

Portierë: David Denkovski (Bregalnica), Marko Alçevski (Borec), Ivan Nikolovski (Belasica);

Mbrojtja: Blerton Shei (Shkupi), Kristijan Tasevski (Augsburg, Gjermani), Mario Mladenovski (GP Maqedonia), Adrian Hajdari (Rapid Vjenë, Austri), Andrej Stojçevski (Zilina), Jovan Manev (Bregalnica), Viktor Klevski (Gostivar);

Mesfusha: Alex Zlatkov (Triglav Kranj, Slloveni), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Sefer Emini (GP Maqedonia), Emir Saitoski (Domzale, Slloveni), Ivan Nikolov (Vardar), Florent Ramadani (Shkendija), Arbi Vosha (GP Maqedonia ), Luka Stankovski (Gaziantep). Agon Elezi (Varazdin), Metodi Maksimov (Rabotniçki);

Sulmi: Marko Gjorgjievski (Shkupi), Dashmir Elezi (Shkendija), Mario Ilievski (Shtator, Bullgari), Luan Abazi (Ëill, Zvicër)

 

Më 2 qershor, Armenia do të zbarkojë në shkup dhe përballjen në stadiumin “Todor Proeski”. Tre ditë më vonë, Maqedonia të takohet me Ukrainën në Stamboll të Turqisë. Filip Trpçevski nuk do të jetë kombinim për ndeshjet ndaj Armeninë dhe Ukrainën, për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit. Në listë përfshihen shumica e lojtarëve që pritet të jenë një nga bartësit kryesorë të kësaj gjenerate në turin e ardhshëm eliminator.

Dragi Kanatlarovski, përzgjedhës i Maqedonisë U21

“Për ndeshjet e ardhshme eliminatore janë ftuar disa lojtarë të rinj që pritet të jenë bartës të lojës në raundin e ardhshëm eliminator dhe ata lojtarë që kanë qenë standard në eliminatoret e deritanishme dhe kanë luajtur shumicën e ndeshjeve. Të rinjtë që pritet të luajnë në ciklin e ardhshëm, pas ndeshjeve kualifikuese do të testohen në dy ndeshje kontrolluese me kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës. Pres që lojtarët e mi të japin maksimumin në çdo ndeshje. Çdo ndeshje ka një domethënie të veçantë, duelin e parë e luajmë kundër Armenisë, duam fitore dhe rezultat të mirë para publikut vendas. Në ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Ukrainës pres të tregojmë karrakter, lojë të mirë dhe cilësi, që do të jetë një parapërgatitje e asaj që na pret në turin e ardhshëm kualifikues.”

 

Në grupin H të kualifikimeve për Europianin 2023, lider është Franca me 19 pikë, Ukraina është në vendin e dytë me 13 pikë. Kombëtarja e Maqedonisë pas dy ndeshjeve të fundit kualifikuese, më 10 dhe 12 qershor do t’i luajë dy ndeshje kontrolluese ndaj seleksionimit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Shkup.