Ahmeti në Balkan Talks: Nuk është humb besimi për zgjidhje përfundimtare me Bullgarinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shpreson që koalicioni i partive në pushtet në Bullgari, të gjejë një kompromis për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për të zhbllokuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ahmeti deklaroi se pala maqedonase i ka bërë hapat e saj, por se ende nuk është e sigurt se do ketë një zhvillim pozitiv.

“Kam parë që te kryeministri i ri i Bullgarisë ka një angazhim për ta përmbyllur këtë çështje, por ka shumë parti politike që e kanë ndërtuar këtë koalicion. Ne kemi bërë hapat e duhur, kërkesat e shtruara prej palës bullgare, por akoma nuk ka një hap që mund të themi se në qershor do të ketë një epilog pozitiv”, deklaroi Ahmeti.

Megjithatë, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është humbur besimi se mund të gjendet një zgjidhje përfundimtare, tha Ahmeti.