Kreu i BDI-së Ali Ahmeti sonte në emisionin Balkan Talks ka shpalos këndvështrimin e tij ndaj integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
Këtu kemi aktivitete goxha të ngjeshura, në të gjitha fushat, por sidomos jemi tepër të angazhuar për të gjetur zgjidhje me palën bullare për kontestin që ekziston kohë më parë sepse nga zgjidhja e këtij kontesti do varej nga hapja e negociatave me BE. Ekipe të tëra janë të angazhuar për të afruar qëndrimet, sa herë afrohen poaq edhe largohen, nëse ka vullnet mund të ketë edhe zgjidhje, mirëpo unë disa herë e kam përsëritur se pa lehtësim të komunitetit ndërkombëtar e pa ndihmën e BE vështirë se mund të ketë një epilog pozitiv, sepse në brendi është me ngarkesa dhe emocione.
Do të thotë herë pas here bie racionaliteti dhe politika nuk mund të vendos mbi çështje të së kaluarës historike.
Ne kemi çështje me shumë prioritet që kontribojnë në marrëdhëniet ndëretnike se hapja e negociatave afron komunitetet sepse raportet varen nga proceset euroatlantike.
Pas zgjidhjes së problemit me Greqinë u krijua klima më e mirë, prandaj ne jemi tërësisht të angazhuar të gjejmë zgjidhjen duke lënë pjesën e historisë të meren historianët dhe ne të shohim politikat strategjike që prodhojnë paqe, hapja e nevociatave me BE krijon raporte të mira por edhe klimë më të mirë në ekonomi, ka theksuar Ahmeti.