Voska kërkon biletën e Ligës së Parë përball Tikveshit


Në selinë e Federatës Futbollistike të Maqedonisë, u hodh shorti për ndeshjet e balotazhit për plotësimin e Ligës së Parë.

Shorti deshi që skuadra e Tikveshit, në stadiumin në Prilep, të përballet me Voskën, ndërsa Skopje, në stadiumin në Shtip, do të jetë përball skuadrës së Bellasicës.

Ndeshjet do të zhvillohen më 22 maj dhe vetëm një ndeshje do të vendosë se kush do të luajë në Ligën e Parë në sezonin e ardhshëm. Që të dy ndeshjet do të nisin në orën 17.00.