VIDEO / Përmbysja fantastike e Evertonit për mbijetesë në Premier Ligë


Ekipi i Frank Lampardit, ka arritur një fitore të rëndësishme, me të cilën siguroi një vend në Premier Ligë edhe në sezonin e ardhshëm. Evertoni shënoi fitore të rëndësishme 3:2 ndaj Kristal Pallasit në ndeshjen e xhiros 37 në ligën angleze, edhe pse ishte në disvantazh me 0-2. Mateta shënoi në minutën e 21, ndërsa, ndërsa në minutën e 36`, Ajev, dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

45 minutat e tjerë ishin të ‘zjarrtë’ për vendasit, pasi përmbysën rezultatin. Ishte Kin që shënoi në minutën e 54` për te ngushtuar epërsinë. Po rridhte minuta e 75` kur Richarlison gjeti golin e barazimit në 2:2. Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Evertoni e gjetën sërish golin me anë të Klavert-Levin.

Kështu, pas kësaj fitore ata gjenden në vendin e 16 me 39 pikë, ndërsa Kristal Palace në vendin e 13 me 45 pikë.