VIDEO / Trofeu i Botërorit “Katar 2022”, zbarkon edhe në Shkup

-


Gazetar: Mahir Thaçi 

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendorovski dhe legjenda braziliane Zhilberto Silva, zbuluan trofeun e Kupës së botës të FIFA-s, e cila është dedikuar për fituesin e Botërorit në “Katar 2022”. Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski beson se një ditë Maqedonia do të jetë pjesëmarrëse në një event të madh botëror.

 STEVO PENDAROVSKI: EDHE NE DO TË FITOJMË KËTË TROFE

 “Një ditë, në të ardhmen jo edhe aq larg, në vend që presidenti i shtetit të prek dhe të ketë në duart e tij këtë trofe, kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë do të ngrit lartë dhe do të kemi kopjen e saj përherë në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Unë besoj se kjo nuk është e pamundur dhe se ajo ditë nuk është larg ashtu siç duket në këtë moment.”

 

Me këtë rast, braziliani Silva dhuroi një kopje të trofeun presidentit të Maqedonisë, Stevo Pendarovskit, ndërsa potencoi se është njohur me sukseset e fundit të Maqedonisë.

 

SILVA: DO TË JAP PËRKRAHJEN TIME PËR MAQEDONINË

“Është një kënaqësi që të jem këtu, në një shtet ku njerëzit adhurojnë futbollin. Maqedonia ishte afër kualfikimit në botëror dhe ka bërë shumë mirë në turnetë e fundit. Kur flasim për ëndrën dhe sa afër ishit këtij qëllimi, kjo u jep motiv që të punoni edhe më shumë për turnetë e ardhshëm. Unë personalisht do të përkrah Maqedoninë në turnetë e tjera.

 

Numri një i futbollit vendor, Muamed Sejdini, me këtë rast potencoi se të gjithë duhet të bashkohen që përfaqësuesja e Maqedonisë do të jetë pjesë e Botërorit.

 

SEJDINI: TË BASHKOHEMI PËR CIKLIN E ARDHSHËM

“Për mua është kënaqësi që përfaqësuesja e Maqedonisë kishte përjetime fantastike dhe ishte afër kualfikimit në Botërorin në Katar. Momentet e euforisë të shtetit tonë do të mbajmë mend përjetë dhe kjo le të jetë vetëm nxitje që të bashkohemi në ciklin tjetër, që të sigurojmë kualifkimin në Botëror dhe të luftojmë për këtë trofe.

 

Trofeu i kupës së Botës së FIFA-s u prezantohet në 51 shtet, ndërsa mes tyre 32 janë pjesëmarrëse të turneut final, i cili nga 21 nëntor e deri më 18 dhjetor, të këtij viti do të zhvillohet në Katar.

 

 

Lajmet e fundit

Presidentja Osmani takon Zelenskyn: Askush më mirë se populli i Kosovës s’e kupton dhimbjen e luftën e Ukrainës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në Moldavi me homologun ukrainas Volodymyr Zelenski, të cilit i ka shprehur...

E kryer: Benzema largohet nga Real Madridi pas 14 vitesh, pritet njoftimi zyrtar

Real Madrid's Karim Benzema controls the ball during the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Grubi: Koncepti i ri i ndërtimit me Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të Korridoreve 8 dhe 10-D

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në vendin prej ky fillon ndërtimi i Korridorit 8. Grubi përmes...

Kendall Jenner merr vëmendjen me fustanin provokues në kuvertën e jahtit në Kanë – Telegrafi

Kendall Jenner bëri një shfaqje mjaft provokuese në një postim të ri në InstaStory të mërkurën. Modelja 27-vjeçare, e...
- Advertisement -

Heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta/ Grubi: Do të ndodh kur t’i vijë koha

Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, sot ishte pjesëmarrës në fillimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8,...

Rrustemi: Korridori 8 po ndërtohet me koncept të ri infrastrukturor, më shpejtë dhe me korrektësi maksimale

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në...