Pas Mbapes, PSZH kërkon Dembelen dhe Çounmenin


Paris Sen Zhermeni vetëm një ditë pas kontratës së re me Kilian Mbapes, nisi realizimin e transfertave të tjera të planifikuara. Dy emra të rinj në listën e dëshirave janë Aurelien Çuameni dhe Ousman Dembele.

Sipas “Le Parisien”, dy lojtarët francezë duan të kalojnë te PSZH, pasi kanë pasur bisedime me përfaqësuesit e klubit në periudhën e kaluar.

Në disa raste, Çuameni dhe Dembele kanë deklaruar se duan shumë të luajnë me Mbape-n në skuadër dhe pasi ai i ka vazhduar kontratën, tani do të kenë një shans të madh për ta arritur këtë qëllim.

Në përgjithësi, këtë verë PSZH dëshiron të angazhojë një mbrojtës, dy mesfushorë dhe një anësor.